Mungesa e tregut/ Fermerët e Lushnjes hedhin perimet: Edhe për këtë na duhen punëtorë

2019-10-27 1

Të gjendur përballë mungesës së një tregu, fermerët e fshatit Goriçaj në Lushnje janë detyruar që të flakin prodhimet e tyre bujqësore, kryesisht domaten dhe trangullin.

Ata ndihen të braktisur dhe të pamundur ekonomikisht të përballojnë tashmë mbjelljet e sezonit të ardhshëm, pasi sipas tyre çdo gjë që ata kishin investuar ka shkuar dëm. Ndërsa shtojnë se edhe për flakjen e tonelatave prodhime duhet të shpenzojnë, pasi duhen punëtorë.

Free Traffic Exchange