Veri Jug ka udhëtuar në qytetin e Pogradecit dhe është ndalur në lagjen e vjetër Mburimas, aty ku jeton dhe punon mjeshtri duarartë i kovaçanës ose mbathësi i kuajve Bani Kulla. Zanati si trashëgimi në familjen Kulla; forxha e zjarrit 300 vjecare dhe disa nga sekretet e këtij zanati që sa vjen e po humbet. Mijra patkonj për mijra kuaj në zonat malore të qarkut të Korcës dhe dashuria e mjeshtër Banit për zanatin e kovaçit.