Ora News - Mamografi falas për gratë e dënuara

2019-10-27 1

#rtvora #oranews

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu së bashku me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë vizituar këtë fundjavë institucionin e vuajtjes së dënimit, ku është ofruar shërbimin e mamografisë falas për gratë e dënuara.

Pasi e drejta për shëndet është për të gjithë njëlloj.

Ogerta Manastirliu: "Jemi këtu për të siguruar që çdo grua kudo ku ajo ndodhet të kryejë mamografinë falas si e vetmja mënyrë për të diagnostikuar në kohë kancerin e gjirit. Ashtu siç kryen kontrollin mjekësor bazë, edhe shërbimi i mamografisë do të ofrohet në të gjithë institucionet e vuajtjes së dënimit?.

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të luftës kundër kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për gjatë muajit Tetor ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi për t'u dhënë mundësinë të gjitha grave të kryejnë kontrollin falas për kancerin e gjirit.

Në të gjithë njësitë ku ofrohet shërbimi i mamografisë gjatë muajit Tetor gratë mund ta kryejnë mamografinë edhe në oraret e pasdites, deri në orën 18:00, dhe të shtunën deri në orën 14:00.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mamografi-falas-grate-e-denuara

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp