Ora News - 24 vjeçari shqiptar arrestohet si autori i vrasjes së 91 vjeçares italiane

2019-10-27 1

#rtvora #oranews

Shqiptari Sergio Malaj 24 vjeç është arrestuar nga autoritetet italiane si autor i vrasjes së 91 vjeçares italiane Diva Compagnucci ish mësuese në pension.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Tolfa në provincën e Civitavecchias në provincën e Romës. Viktima u gjet në gjendje agonie nga vajzat e saj, dhe ndërroi jetë në spital për shkak të dhunës fizike që kishte marrë mbi trup.

Brenda pak orëve forcat e rendit kanë identifikuar se 24 vjeçari Sergo Malaj, djali i shqiptares që prej disa vitesh punonte në shtëpinë e të moshuarës italiane, është autori i vrasjes.

Motivi që ka shtyrë shqiptarin në këtë vrasje ka qenë grabitje për më pak se 100 euro, që 91 vjeçarja italiane mbante në portofolin e saj. Autori e ka dhunuar rëndë me grushta e shkelma, derisa t'i dorëzonte paratë.

24 vjeçari shqiptar është arrestuar në banesën e tij ku u gjetën dhe veshje të ndotura me gjakun e viktimës. 91 vjeçarja Diva Compagnucci jetonte e vetme në banesë e porta e shtëpisë nuk ishte dhunuar shenjë e qartë se e njihte autorin e vrasjes, e fakt ky që ndihmoj autoritetet italiane të hetojnë tek personat që hynin e dilnin në shtëpinë e viktimës.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/24-vjecari-shqiptar-autori-i-vrasjes-se-91-vjecares-italiane

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp