Dy te arrestuar per aksidentin ne Shkozet

2019-10-27 0

Trupi i viktimës u zhvendos pranë Urës së Dajlanit

Drejtuesit e dy automjeteve që aksidentuan për vdekje një shpërndarës picash mbrëmë në Shkozet të Durrësit u vunë në pranga nga policia. Ata janë një 49 vjeçar nga Kruja, shofer i një autobusi dhe një 54 vjeçar nga Tirana që drejtonte një furgon tip Fiat.

I riu që po udhëtonte me një motoçikletë u përplas , fillimisht nga autobui tip ?Skania? pranë mbikalimit të Shkozetit dhe më pas nga furgoni.

Pas aksidentit trupi i të riut u spostua në hyrje të portit të Durrësit gjysmë i zhveshur dhe me dëmtime të shumta. Rrethanat e zhvendosjes së viktimës afro 1.5 kilometra nga vendi i aksidentit janë ende të paqarta, por nga një material filmik që disponon edhe policia i riu lëshohet nga furgoni që e aksidentoi pranë urës së Dajlanit.

Grupi hetimor sqaron se po vijon hetimi për zbardhjen e dinamikës së plotë të aksidentit dhe rolin e secilit prej drejtuesve të përfshirë në aksidentin që rezultoi fatal për jetën e shpërndarësit të picave.

Tv Klan