Mjalti shqiptar drejt Kinës - Lajme - Vizion Plus

2019-10-26 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Javën e ardhshme pritet të nënshkruhet protokolli mes qeverise shqiptare dhe asaj kineze që i hap rrugë eksportit të mjaltit nga vendi yne. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi gjatë një vizite në Zadrimë të Lezhës tek një bletërritës , theksoi se kjo marrëveshje do t?i japë një tjetër frymëmarrje bletarisë. BLEDI ÇUÇI MINISTRI I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL ?Javën e ardhshme unë do të nënshkruaj me qeverinë kineze protokollin për mjaltin që i hap rrugë eksportit të këtij produkti drejt një tregu të madh. Ky është një treg i jashtëzakonshmë, që do t?i japë një tjetër frymëmarrje bletarisë. Kjo do të ndikojë në shtimin e koshereve dhe rritjen e sasisë së prodhimit të mjaltit?. Mjalti i prodhuar në vendin tonë njihet për cilësi kurative dhe vlera të larta ushqyese për shkak të natyrës dhe klimës.