Veliaj: Shtëpitë e prekura nga tërmeti, gati para Vitit të Ri - Lajme - Vizion Plus

2019-10-26 4

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në mbledhjen e kesaj te premteje këshilli bashkiak miratoi dëmshpërblimin për familjet të prekura nga termeti.Erion veliaj deklaroi se deri tani janë bërë gati 51 dosje për të marrë dëmshpërblimin. ?Në një muaj bëjmë dëmshpërblimin, 51 dosjet e para janë gati. Në Acquila tërmeti ra në 2009, jemi në 2019, pjesa më e madhe e italianëve nuk I kanë marrë letrat dhe pjesa më e madhe e Acquilas nuk është ndërtuar. Tani, thjesht po ju them që është vend i G7, pra një ndër vendet më të industrializuara, më të pasura në botë dhe nuk është puna se s?ka financa?. Kryebashkiaku gjithashtu i beri thirrje familjeve që janë prekur nga përmbytjet të pranojnë propozimet e Bashkisë për strehim. ?Do japim edhe disa ndihma të tjera financiare që kanë të bëjnë edhe me përmbytjet. Pas tërmetit, kishim një megapërmbytje, ndaj adresojmë edhe disa nga këto dëme megjithatë mesazhi mbetet ky: Po I vajte lumit, do të vijë edhe lumi ty! Po I vajte liqenit, do të vijë edhe liqeni, ty! Po I vajte Lanës, do të vijë edhe Lana ty, ndaj për të gjitha këto arsye thirrja e qytetarëve është po, por ky shtet nuk ua ka borxh për 30 vjet, 30 herë kompensime, se vend I varfër është, nuk jemi vendi më I pasur. Thirrja për këta banorë është: Kur vjen rehabilitimi tani i Lanës mos I bëni xhingla Bashkisë, sepse do vijë prapë lumi dhe nuk ia vlen me këto kosto çdo vit. Më mirë pranojeni në fillim një banesë sociale dhe jeto si njeri, se sa strapacohesh vetë, por edhe sigurisht je një barrë për një qyet që nuk I ka tepër paratë? Veliaj vuri ne dukje edhe njehere se te gjitha shtepite e demtuara nga termeti i 21 shtatorit doi te jene gati perpara vitit te ri.