http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shtetet e Bashkuara e quajne hap te gabuar refuzimin e hapjes se negociatave nga Keshilli Europian. Ish-Ambasadori amerikan Christopher Hill shprehet i zhgënjyer nga vendimi qe I mbylli deren Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut.Port megjithate ai nevizoi se Tirana duhet te vazhdoje perpjekjet ne rrugen e integrimit. CHRISTOPHER HILL ISH-AMBASADOR I SHBA NE SHQIPERI Situata ka nevojë të përmirësohet dhe ligjet duhet të zbatohen. Unë flas në emër të atyre që kanë punuar dhe e shoh që ka zhgënjim për këtë fakt. Zhgënjimi dhe zemërata nuk janë rruga e duhur për të ecur para. Shqipëria duhet të punojë dhe të shohë se cfarë mund të përmirësojë më tej. Cdo punë e mirë është në të mirën tuaj, pasi nuk ka rrugë tjetër. Për refuzimin e celjes së negociatave ka debate edhe në Europë, por duhet ti futeni punës dhe do të keni sukses. Sa I perket idese se ndryshimit te kufijeve mes Kosovës dhe Serbisë Ish-ambasadori Hill thote se kjo është një cështje me peshë dhe nuk mund të veprohet pa u diskutuar gjatë mes palëve. ISH-AMBASADORI HILL Rregullimi I kufijve është një cështje e rëndësshme dhe me peshë e nuk mund të procedohet pa u diskutuar, për aq kohë sa lidhet me të ardhmen afatgjatë , ndaj duhet të tregohet kujdes. Personalisht nuk jam kundër, por besoj se duhet të tregohet kujdes. Këto deklarata ish diplomati amerikan i bëri në konferëncën e prezantimit te axhendes se samitit të paqes për Europën Juglindore që do të mbahet në datat 26 dhe 27 tetor.