Kurti ‘kërcënon’ Serbinë: 33 marrëveshjet e arritura me Serbinë duhet të rishikohen

2019-10-26 5

Tridhjetë e tre marrëveshje të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të rishikohen. Këtë ka kërkuar Lëvizja Vetëvendosje, e cila pritet të udhëheq ekzekutivin në Kosovë.


Kreu i saj, Albin Kurti, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se fillimisht do të shohin se cilat marrëveshje janë zbatuar dhe sa kanë ndikuar ato në jetën e qytetarëve.

?Së pari duhet ta shohim se çfarë është zbatuar, çfarë jo dhe duhet ta shohim se cila ishte përmasa e ndikimit të atyre marrëveshjeve në jetën e qytetarëve, t?i nxjerrim mësimet e duhura sesi të ecim sigurt përpara?, është shprehur ai.

Kurti thotë se muajt e parë të qeverisjes do të merren me këtë çështje duke mos neglizhuar mësimet pozitive dhe negative të këtij procesi të rëndësishëm për vendin.

?Ky është synimi ynë që në muajin e parë në zyrën e Kryeministrisë, e në qeverinë tonë të përbashkët, të dimë si të ecim duke mos neglizhuar mësimet e se shkuarës?, vazhdon ai.

Që Kosova duhet të rishikojë disa marrëveshje e thotë edhe analisti Armend Muja. Madje, Muja jep edhe rekomandimet se cilat marrëveshje duhet të rishikohen, duke evidentuar këtu marrëveshja për përfaqësim rajonal, të cilën e konsideron të dëmshme për Kosovën.

Ai ka ka përmendur edhe disa nga marrëveshjet që nuk janë zbatuar nga asnjëra palë, sic është ajo e për Energjinë, ajo për rivitalizimin e urës së Ibrit dhe lirinë e lëvizjes përtej urës apo edhe marrëveshja për njohjen e diplomave.

Dialogu teknik Kosovë-Serbi ka nisur në vitin 2011, ku të dyja palët kanë arritur 33 marrëveshje për të cilat vazhdimisht ka pasur kritika se nuk janë zbatuar nga pala serbe.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Free Traffic Exchange