Para varrit të djalit të saj, Konstandin Kacifas, nëna e tij, në këtë përvjetor të parë të ndarjes nga jeta të tij, ka bërë thirrje të rënda kundër shqiptarëve. Ajo thotë se vorio-epiri është Greqi, dhe se rinia duhet të ngrihen të armatosur kundër një shteti që ajo e quan diktaturë.
"Djali im, trimi im, jemi grek, autoktonë, në këtë tokë jemi grek autoktonë, jemi ortodoksë, asnjëri nuk mund të prekë krishterimin tonë dhe kombin tonë. Jemi grekë. Janë tradhtarë, pse tradhtohen njerëzit në Kakavijë. Çojuni trima, rrëmbeni tokën, jemi grekë autoktonë. Vorio-epiri është tokë greke, nuk na ndalon asgjë. Ju të gjithë të rinjtë, çohuni rrëmbeni shpatat dhe armët, mos kini frikë asgjë, se këta po na frikësojnë, këtu ka diktaturë nuk ka shtet, rrëmbeni bombat, rrëmbeni pushkët. Rroftë bashkimi", thotë ajo.
(Të tjerët në kor): Rroftë vorio-epiri.