Report TV - 'Administrativja' rrëzon padinë e Alushajt, zhbllokohet gara për kryeprokuror

2019-10-25 0

TIRANE- Gjykata Administrative e Apelit rrëzon padinë e prokurorit Lulzim Alushaj i cili u skualifikua nga gara për kryeprokuror. Përfaqësuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shprehur se Alushaj nuk ka depozituar formularin e vet të deklarimit dhe që në 10 vitet e fundit nuk ka mbajtur asnjë funksion publik. Ndërsa në plotësimin e viteve të punës duhet të theksohet fakti që Alushaj ka shkruar në jetëshkrimin e tij se ka filluar punën si jurist në Maj të vitit 2015 dhe nuk e plotëson kriterin e të pasurit 15 vite eksperiencë si jurist i spikatur për të vijuar garën për kryeprokuror.

Alushaj ka deklaruar para trupit gjykues se nuk ka kërkuar rikthim në garë por shfuqizim të gjithë procedurës, pasi KLP nuk ka zbatuar afatin 45-ditor për të verifikuar kandidaturat, duke akuzuar këtë të fundit se ka shkelur ligjin.Ai tha se nuk ka asnjë bazë ligjore që shpjegon hapin që ndërmori KLP duke kërkuar arsye se pse duhet të veprohet me dy standarde.

I pyetur nga gjyqtarët nëse e ka plotësuar afatin prej 15 vitesh në detyrë, ai është shprehur se e ka përmbushur këtë afat që në datën 15 qershor.

Lulzim Alushaj, kandidati i skualifikuar në garën për kryeprokuror dorëzoi në Gjykatën e Administrative të Apelit një akimimin për vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që e përjashtoi nga gara. Kjo solli edhe ndëprerje të garës për kryeprokuror, deri në daljen e vendimit pas akimimit të Alushajt.