#rtvora #oranews
Pas ankesa për taksat e larta të automjeteve të luksit qeveria ka vendosur të bëjë një lehtësim të taksimit për vitin 2020. Drafti i paketës fiskale për vitin e ardhshëm nuk parashikon ndryshime konkrete por vetëm disa rregullime midis të cilave parashikohet që vlera e automjetit do të amortizohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur. Po ashtu në draft parashikohet edhe një ulje e tatim fitimit për industrinë automotive.
Pronarët e mjeteve të luksit do të paguajnë më pak taksa përgjatë vitit 2020. Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj synohet që vlera e automjetit do të amortizohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur.
Gjithashtu edhe pas amortizimit do të përcaktohet dhe vlera e shitjes. Ky propozim vjen si shkak i një numri të konsiderueshëm të kërkesë-padive në DPSHTRR në lidhje me vlerën e tregtimit të mjetit që sipas ankuesve duhet të ulet vit pas viti. "Automjet luksoz? konsiderohet autovetura deri ne? 6+1, e cila plote?son te? pakte?n nje?rin nga kushtet e me?poshtme: të kenë cilindrate?n te? barabarte? ose me? te? madhe se 3000 cm3; ose vlere?n/c?mimin te? barabarte? ose me? shume? se 5 000 000 leke?.
Po ashtu në draft propozohen edhe disa ndryshime në penalitet me qëllim unifikimin e gjobës për pagesë të vonuar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura. tashmë kamata 5 për qind për vonesën dot ë aplikohet vetëm pas 30 ditëve nga gjoba. Po ashtu në draftin për paketën fiskale të 2020 është parashikuar një ulje e tatim fitimit në 5 %, për personat juridikë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në këtë industri.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/qeveria-ul-taksen-makinat-e-luksit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz