GJIROKASTËR- Një ditë përpara 1-vjetorit të vdekjes së Kostandin Kacifas, antiterrori ka "blinduar" qytetin e Gjirokastrës.
Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se ato do të jenë të përqendruar në tre pika kryesore, në Kakavijë, Sopik dhe tek Tre urat në Përmet me qëllim ndalimin e hyrjes në Shqipëri të personave të shpallur "non grata" si dhe identifikimi i personave që kanë qenë problematik në varrimin e Kacifas. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se shoqatat patriotike greke, duke përdorur "fuqinë e rrjeteve sociale" kanë bërë thirrje për grumbullimin e sa më shumë të rinjve, nga ku mësohet se të paktën rreth 10 autobusë me mbështetës të tyre, por edhe të Kacifas priten të mbërrijnë në Shqipëri.