#rtvora #oranews
Lush Osmani, pronari Kompanisë Shpresa.al dyshohet se është përfituesi kryesor i një skemë të tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore në zonën e Gjirit të Lalzit.
Osmani akuzohet se ka përfituar një sipërfaqë të konsiderueshme toke dhe një godine në mënyrë korruptive dhe si pjesë e një grupi të struktruruar kriminal.
Drejtori i policise Durres, Lorenc Shehu: "Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal Nr. 531/2019, pas një hetimi proaktiv duke aplikuar metodat speciale të hetimit, si kryerje përgjimesh telefonike, filmime, përgjime ambientale dhe vëzhgime, rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tjetërsuar sipërfaqe toke prej 68 000 m2, nga tokë shtetërore pa frut në tokë are dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë aktivitet e kanë realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shperndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit."
Biznesmeni është shpallur në kërkim nga Policia, e cila pas një hetimi disa mujor vuri në pranga 20 persona, mes të cilëve tre ish drejtorë të Hipotekës së Durrësit dhe ish kryetarin e Komunës së Ishmit, Sulejman Ibrahimi.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/tjetersim-pronash-ne-durres-nje-prej-te-kerkuarve-pronari-i-shpresa-al
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz