TIRANE- Gjykata Administrative e Apelit rrëzon padinë e Lulzim Alushajt, zhbllokohet gara për kryeprokuror.
Alushaj ka deklaruar para trupit gjykues se nuk ka kërkuar rikthim në garë por shfuqizim të gjithë procedurës, pasi KLP nuk ka zbatuar afatin 45-ditor për të verifikuar kandidaturat, duke akuzuar këtë të fundit se ka shkelur ligjin.