TIRANE- Ka nisur sot punimet e Forumit ?17 + 1? në nivel kryetarë bashkish, një nismë e Republikës Popullore të Kinës, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës. Në hapjen e punimeve të këtij takimi, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj theksoi se Tirana ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në të gjithë rajonin këto vite, ndërsa theksoi se ky takim është edhe një mundësi fantastike për të rritur bashkëpunimin jo vetëm me Kinën por edhe mes vendeve të rajonit.