I humbur 3 muaj më parë, Vasil Nexha mbërrin në ambientet e Report TV, nënë e bir takohen live në studion e 'Pa gjurmë'. Merr fund 'rebelimi' i të riut, pas hatërmbetjes me të atin dhe njerkën. Vasili u largua nga shtëpia në Greqi ku jetonte me të atin, pas divorcit të prindërve. Emocione të papërshkrueshme gjatë transmetimit live, në këtë bashkim zemrash, kur Vasil Nexha, 22-vjecari i humbur më 30 qershor u takua me nënën.