Presidenti i Francës Emmanuel Macron, njeriu që me veton e tij bllokoi çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, duket se ka në plan një tjetër skenar për rajonin.
Mediat serbe pretendojnë se shefi i Elizesë ka nisur konsultime të gjera diplomatike jozyrtare me qëllimin t?i ofrohet partneritet i veçantë i privilegjuar disa vendeve Ballkanit Perëndimor, veprim ky që shihet si strategji për të zëvendësuar në këtë mënyrë anëtarësimin me të drejta të plota.
Sipas propozimit, shteteve në fjalë do t`iu ofrohet mbështetje financiare, mundësi të vecanta për qasje në tregjet europiane dhe përfitime të tjera në këmbim të një ?tërheqjeje të heshtur? nga anëtarësimi i plotë.
Gazeta ?Nezavisne? shkruan se mbi Francën po ushtrohet presion nga partnerët e saj europianë që te heqë dorë nga qëndrimi i vet kokëfortë në samitin europian të marsit e të lejojë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet, dhe pastaj, çdo problem i mbetur të zgjidhet në periudhën e para- negociatave të pranimit.
Për këtë arsye, vazhdon e njëjta gazetë, zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut u caktuan në muajin prill, që të shihet ndërkohë nëse bashkimi europian do të aprovojë vazhdimin e procesit në muajin mars.
?Nezavisne? pretendon se një propozim të ngjashëm i ka bërë Gjermania Ankarasë 10 vjet më parë, duke i premtuar ?partneritet të privilegjuar? në këmbim të anëtarësimit, gjë që dhe atëherë, sic thotë shtypi serb, kjo u pa si një mënyrë elegante për të hequr dorë nga anëtarësimi i Turqisë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH