Terroristët e infiltruar si gazetarë intervistuan Baba Mondin: Mund të isha dhe unë shënjestra

2019-10-24 1

TIRANË- Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi rrëfen për Report Tv momentin kur u lajmërua nga policia, në festën e Sulltan Novruzit, marsin e vitit të shkuar, për arrestimin e dy personave, të dyshuar si pjesë e një celule terroriste iraniane.

?Ata ishin të ftuar për një konferencë botërore në datën 19 mars dhe ishin ftuar dhe për rastin e festës për të bërë xhirime dhe të tregohej aktiviteti i Kryegjyshatës botërore për t'u treguar dhe ajo në arenën botërore dhe në Iran. Erdhën si gazetar ne nuk dinim gjë, se kuptohet janë të ftuar. Kur ishim në fillim të ceremonisë edhe presidenti na lajmëruan se janë arrestuar dhe kaq dimë pastaj më mbrapa pastaj morëm vesh që ato janë mbajtur në polici pastaj kanë ikur janë lënë të lirë. Ata më morën një intervistë se ç?është bektashizmi, veprimtaria jonë në Shqipëri dhe në Ballkan?-u shpreh Baba Mondi

Free Traffic Exchange