Ora News - Helmimi në klasë, një 18 vjeçare në gjendje të rëndë, 24 orë monitorim në QSUT

2019-10-24 1

#rtvora #oranews
Një lojë gjimnazistësh në klasë rrezikon të prodhojë një tragjedi. 8 nxënës mbeten të helmuar nga përdorimi në klasë i një lënde kimike ende të paidentifikuar, ndërsa një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT.

Një nga vajzat që mbetën të helmuara nga një lënde ende e panjohur në shkollën e mesme të Shupenzës në Bulqizë është sjellë me helikopter për trajtim të specializuar në QSUT.

Nxënësja 18 vjeçare sipas mjekëve që e asistuan nga Peshkopia në Urgjencën e QSUT-së, ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Teksa ndodhet në kujdes intensiv mjekësor, ndërkohë vajzës me inicial G. Xh, i janë marrë kampione për analizën toksikologjike, e cila pritet të zbulojë lëndën që helmoi nxënësit e gjimnazit "Rifat Manjani".

14 nxënës të vitit të tretë, shfaqën problematika shëndetësore, ndërsa 8 prej tyre përfunduan në spital.

Tre vajza në gjendje më të rëndë, u dërguan në Spitalin rajonal të Peshkopisë.

Nxënësit kanë shfaqur probleme në frymëmarrje, të vjella dhe marrje mendsh.

Policia thotë se shkak për helmimin e tyre u bë përdorimi në klasë i një sprai me aromë të fortë. Përmbajtja ende nuk është përcaktuar por që dyshohet se bëhet fjalë për një lëndë kimike të rrezikshme.

Ngjarja që përfundoi me rrezik për jetën, raportohet se nisi si lojë ose tentativë për ti shpëtuar procesit mësimor.

ndërsa prindërit e fëmijëve të helmuar, thonë se një mësuese i ka mbajtur në klasë pavarësisht aromës së rëndë.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ndërkohë ka marrë masa për mbylljen e klasës deri në matjen e lëndës kimike në ambientet e klasës nga ana e Institutit të Shëndetit Publik.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/helmimi-i-nxenesve-ne-shupenze-flet-mjeku-nje-vajze-ne-gjendje-me-te-rende

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange