#rtvora #oranews
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin nga detyra gjyqtarin Artur Malaj
Artur Malaj është dhe kandidat për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese.
"Vendosi, ndryshimin e vendimit nr 62 të datës 3 gusht 2018 të KPK dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të vlerësimit, Artur Malaj"
Vendimi u shpall në mesditë, ndërkohë që ish-anëtari i Kolegjit zgjedhor nuk ishte i pranishëm në seancë.
Kryetarja e trupit gjykues arsyetoi se shkak për shkarkimin ishte fakti se ish-gjyqtari nuk justifikonte një pjesë të pasurisë dhe kishte deklarim të pamjaftueshëm.
"Pasi nuk arriti të shpjegojë burimin e ligjshëm të pasurisë, si dhe ka dhënë informacione kontradiktore dhe të pavërteta duke bërë deklarime fiktive. Trupi gjykues vlerësoi se subjekti i rivlerësimit ka pasur mungesë të burimeve të ligjshme të të ardhurave për të paguar këstin e parë të çmimit të apartamentit sipas përcaktimit në kontratën e sipërmarrjes"
Më 3 gusht 2018 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, por vendimi u ankimua nga komisioneri publik edhe me rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kpa-shkarkon-perfundimisht-gjyqtarin-artur-malaj-ishte-kandidat-dhe-ne-kushtetuese
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz