TIRANË- Drafti i prezantuar nga mazhoranca për Kodin Zgjedhor, me qëllimin për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR, duket se nuk bind opozitën jashtë parlamentare. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu e cilësoi drafti paraprak të PS-së shumë burokratik dhe është skeptik për rezultatet e tij. Në studion e Report Tv, në emisionin "45 minuta", Shehi dha dhe pikat, për të cilat theksoi është i bindur se do të mbeten thjesht në letër.
"Mua s'më ngrof drafti i PS, i është besuar një rrjeti burokratik. Nëse do të ndaleshim te pika që ndalohen donacionet mbi 30 mijë lekë cash, kur nuk është bërë përmes transaksioneve bankare dhe dënohet me një gjobë të barabartë kjo do bëjë që unë që dua të marr tenderin s'do ia cojë me faturë. Do ia cojë te shtëpia, paratë po t'i jap tani dua tenderin. Merri futi 4-5 vjet burg dhe pastaj "frika do ruajë vreshtin". Ky draft nuk zgjidh asnjë problem", tha Shehu.