Përmes deputetit Andi Përmeti, Bindja Demokratike bëri publike propozimet e saj për Reformën Zgjedhore, ku rendiste6 pika kryesore që më pas u dorëzuan komisionit të posaçëm.
Sipas Përmetit kërkohen jo vetë ndryshim në sistemin zgjedhor por edhe në Kushtetutë ku si një pikë të fortë rendiste kufizimin e mandatit të Kryeministrit.
Kujtojmë se Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka nisur mbledhjen për ndryshimet në kodin elektoral. Ndërkohë puna po zhvillohet paralelisht në disa grupe.
Propozimet e Bindjes Demokratike
1. Ndryshimi i sistemit elektoral nga proporcional me lista të mbyllura në lista të hapura .
2. Ndryshime në procesin e votimit dhe të numërimit të votave, numërimi elektronik dhe Administrimi i votës njëkohësisht.
3. aplikimi, dhe detyrimi i votimit. Do të heqte blerjen e votës, edhe përfaqësuesit e vjetër.
4. Ndryshime me financimin e partive. Partitë janë institucionepolitike. Garantimi me ligj të partive dhe sistemit te financimit.
5. Dobësimi i pushtetit të kryeministrit. Ndryshimi i tij kur krijohen mazhoranca të reja. Mocioni i besimit. Të krijohen qeveri të reja sa here humbet besimi. kjo
6. Sanksionimit të kushtetutës në kodin zgjedhor.