Wake Up/ Zv. Ministrja Çuçi: Aplikacion spiunimi edhe për qeset plastike

2019-10-24 4

Ndotja nga mbetjet plastike është një problem botëror. Sipas të dhënave nga Banka Botërore rreth 12% e mbetjeve në botë e zënë ato që gjenerohen nga plastika, ndërkohë që 450 vjet i duhet një shisheje plastike për tu dekompozuar. Sipas Bankës Botërore, deri në 2025 në ujërat e oqeaneve niveli i mbetjeve nga plastika do të kapi shifrën e 8 milionë tonëve dhe dëmi financiar në mjedis llogaritet të shkojë deri në 8 miliard dollarë në vit. Në raportin e Bankës Botërore, mes vendeve që gjenerojnë mbetje të konsiderueshme nga plastika renditet edhe Shqipëria, ndërkohë që deti Adriatik dhe Jon janë konsideruar hotspote (zona me ndotje të larta) nga këto mbetje të cilat kryesisht vijnë nga qeset plastike dhe përdorimi i tyre pa kriter. Për këtë arsye, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar disa ndryshime në ligjin ?Për menaxhimin e integruar të mbetjeve?, që parashikojnë masa më të ashpra administrative (gjoba) për importuesit, prodhuesit dhe përdoruesit e qeseve plastike. Drafti që po diskutohet parashikon gjoba për qytetarët që do i përdorin deri në shumën 100 mijë lekë, ndërsa për importuesit, prodhuesit deri në shumën e 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë. Por nuk janë vetëm masat, por edhe se si do të aplikohet në realitet. zv.Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi u shpreh se krahas draftit, ministria do të nxjerrë dhe një aplikacion ku çdo kush mund të denoncojë rastet e prodhimit, shpërndarjes apo përdorimit të qeseve plastike nga biznese dhe individë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel