200 m3 lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe 8 kamionë që shërbenin për transportin janë sekuestruar nga Policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit ?Alpet? që ka nisur që prej fillimit të muajit shtator.
Gjatë operacionit janë kapur 8 automjete të ngarkuara me lëndë drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë, Bashkia Shkodër, e cila është siguruar në mënyrë të paligjshme.
Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person.
Si dhe u sekuestruan 200 m3 dru zjarri të llojit AH.
Policia njofton se operacioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH