Sulmi i planifikuar ne Kryegjyshate, flet Baba Mondi

2019-10-23 2

Mes qindra besimtarëve bektashinj që kremtonin Festën e Sulltan Novruzit 1 vit më parë ishin edhe 2 terroristët iranianë. Ata u ndaluan nga policia në këtë zonë, të njohur si Poligrafiku pa mundur të futen në Kryegjyshatë. Po si e kujton Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve 22 Marsin e 2018-s??

Si e kujtoni atë ditë, ishin në dijeni të një operacioni nga ana e policisë?

?Jo, ne nuk ishim njoftuar, e morëm vesh gjatë fillimit të ceremonisë së Sulltan Novruzit, kur na njoftoi policia që janë arrestuar 2 terroristë, dy gazetarë, të cilët kishin ardhur për një qëllim të keq, jashtë Kryegjyshatës, por mesa mora vesh edhe të palës tjetër kundërshtare të Iranit që ndodhet në Shqipëri.

Ju jeni njoftuar më pas për identifikimin e tyre?

?Ne nuk u morëm më sepse u mor shteti, ne jemi fetarë nuk na takon të merremi me këto punë?.

Kryegjyshata vijon të mbahet nën vëzhgim nga strukturat e Antiterrorit. Feja, thotë Baba Mondi, nuk mund të përdoret si justifikim për akte terroriste.

Keni pasur raste të tjera të dyshimta?

?Nuk kemi pasur raste të tjera me thënë të drejtën. Grupet e Antiterrorit që kanë bashkëpunuar me ne na kanë ndenjur afër, që të mos kemi veprime të tilla. Lusim Zotin që paqja të mbizotërojë në gjithë botën. Pjesa e terrorizmit nuk është pjesë fetare, është një pjesë e keqe e krijuar në këto kohë të vështira?.

Tv Klan