Në nëntor nis fushata e vaksinimit - News, Lajme - Vizion Plus

2019-10-23 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Instituti i Shëndetit Publik ka marrë masa për të parandaluar përhapjen e gripit.Fushata e vaksinimit do të nisë në javën e parë të muajit nëntor ku pritet të vijnë 80 mijë doza.Ndërsa përfaqësuesi i organizatës botërore te shendetesise në Tiranë u shpreh se kurimi i gripit me antibiotikë është metoda më e gabuar dhe se pa rekomandimin e mjekut nuk duhet përdorur asnjë medikament i tillë.Antibiotikët nuk rekomandohet të përdoren për gripin. Edhe pse ndodh shpesh që qytetarët me dëshirën e tyre t?i marrin vetë në farmaci pa rekomandimin e mjekut. Ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por ndodh në të gjithë botën. Ka disa vende që kanë marrë masa parandaluese dhe shembulli më i mirë që ka bërë progres është Europa veriore. Madje ka shumë raste që përdorimi i antibiotikëve ka komplikuar më tej situatën shëndetësore të pacientëve.Targetgrupi që do të përfitojë falas vaksinimin janë të sëmurët kronikë, ata me diabet, gratë shtatzëna dhe fëmijët nën moshën 5 vjeç.

Free Traffic Exchange