Ora News - PD: Prokuroria zvarrit çështjet, po mbron 3 kriminelët e Ramës në bashki

2019-10-23 0

#rtvora #oranews

Pas 3 kërkesash drejtuar prokurorisë për hetimin e 3 kryebashkiakëve socialist Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku e Mark Babani, Partia Demokratike i ka nisur një tjetër kërkesë organit të hetimit.

Në kërkesën e firmosur nga sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi që i vihet për dijeni edhe ambasadave kryesore në Tiranë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, PD akuzon prokurorinë se po mbron 3 kriminelët e Ramës në Bashki.

?Edhe pse kanë kaluar rreth 2 muaj nga paraqitja e kërkesave, ende Prokuroria e Përgjithshme, që është përgjegjëse për zbatimin e ligjit, nuk ka përmbyllur asnjë procedurë verifikimi. Kjo sjellje e organit të prokurorisë ngre dyshime të arsyeshme mbi tentativën shtetërore për marrjen në mbrojtje të personave të inkriminuar që kanë arritur, me mbështetjen e partisë në pushtet, të uzurpojnë funksionet publike, në kundërshtim flagrant me ligjin e dekriminalizimit,?-tha PD në një deklaratë.

Partia Demokratike vë në dukje se duke nisur që nga 1 gushti, ka paraqitur prova autentike se kandidatët e Edi Ramës në bashkitë Shkodër, Valdrin Pjetri, Vorë, Agim Kajmaku dhe më bashkinë Vau i Dejës, Mark Babani kanë të kaluar kriminale dhe si të tillë duhet të largohen dhe të ndiqen penalisht për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pd-prokuroria-zvarrit-ceshtjet-po-mbron-3-kriminelet-e-rames-ne-bashki

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz