Çdo vit, ardhja e studentëve gjatë muajit shtator-tetor shoqërohet me rritje të çmimit të qirave në kryeqytet. Gjatë kësaj periudhe kërkesa për apartamente me qira arrin kulmin.
Një apartament modest në periferi të kryeqytetit kushton mbi 25 mijë lek të reja në muaj. Ndërsa zonat elitë si ish-Blloku, Komuna e Parisit, Rruga e Barrikadave apo dhe Myslym Shyri, një apartamenti 1+1 kushton 350 euro në muaj.
Por qytetarët që duan të jetojnë larg zhurmës, për ta qetësia kushton edhe më shtrenjtë ku një apartament kushton 1+1 kap velrën e 500 eurove në muaj.
Sipas Silvi Lera, agjente imobiliare, çmimet e qirave janë në rritje, kjo për shkak të kërkesave të larta.
?Çmimet janë rritur, në periferi kushtojnë diku tek 30 mijë lek të reja, ndërsa në bllok apo zonat e tjera afër qendrës apo afër liqenit qiratë kushtojnë diku tek 1000 euro në muaj, kjo për shkak të kërkesave të shumta që ka Tirana nga vendas dhe të huaj?, tregon Lera.
Ndërkohë në Gjermani partitë qeverisëse arritën në një marrëveshje për të ngrirë qiratë në kryeqytetin gjerman për 5 vite, pasi ishin shumë të larta. Në Tiranë po ndodh e kundërta qiraja e një apartamenti shkon afërsisht sa një rrogë mujore.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH