Ermonela Jaho koncert bamirësie për kancerin në gji: Nëse jemi humanë, nuk zhdukemi si komb

2019-10-23 4

Në një koncert ndryshe, ku arti ishte kryefjala për një kauzë bamirësie. Kësaj here për të mbështetur gratë e prekura nga kanceri i gjirit mbrëmjen e djeshme në Qendrën Kulturore Ortodokse artistet Ermonela Jaho, Vikena Kamenica, Enada Hoxha dhe Paola Jaho performuan në një koncert.

Në performancat e tyre artistet sollën shpirtin e një gruaje të emfatizuar deri në pafundësi. Në veprat e kompozitorëve të shquar botërorë katër artistet dhanë shpirtin e tyre në artit që sollën, e kështu duke iu bashkuar të gjitha së bashku nën shoqërinë e një fluture që fluturon.