Ambasadori austriak: Të keqardhur për mos hapjen e negociatave, vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë

2019-10-23 2

#rtvora #oranews

Austria e konsideron të paplotë Evropën pa Ballkanin dhe shpreh keqardhje për shtyrjen e negociatave mes BE, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nga Shkodra ku mori pjesë në festën kombëtare të Austrisë, i ngarkuari me punë, i cili pas pak ditësh do të jetë ambasadori i ri i këtij shteti, Christian Steiner rikonfirmoi mbështetjen në rrugën e integrimit.

Christian Steiner: ?Ministri i Jashtëm i Austrisë ishte në Tiranë dhe shprehu mbështetjen për hapjen e negociatave pa kushte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet kanë hedhur hapa të rëndësishëm drejt integrimit dhe ne jemi të keqardhur që vendimi i shty. Austria shpreson sinqerisht për një ndryshim pozitiv në të ardhmen. Ne besojmë se Evropa nuk është e plotë sa kohë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e Unionit."

Mikpritësi i festes, konsulli i nderit Gjergj Leqejza falënderoi shtetin Austriak për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, ku prezenca e tyre ndihet në disa fusha të rëndësishme të jetës ekonomike e sociale.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ambasadori-austriak-te-keqardhur-moshapjen-e-negociatave-vazhdojme-te-mbeshtesim-shqiperine

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz