#rtvora #oranews
Ka rënë në prangat e policisë përfaqësuesi i firmës që po kryente punimet në një objekt ndërtimi në Golem ku humbi jetën punëtori 40-vjeçar, i cili ra nga lartësia pasditen e së martës (22 tetor).
Uniformat blu arrestuan 37-vjeçarin me iniciale M. K., me akuzën se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.
Pas hetimeve të kryera nga policia rezultoi se viktima D. H., nuk ishte i siguruar dhe nuk ka pasur kontratë pune me firmën e punimeve që përfaqësonte M. K.
?M. K., 37 vjeç, banues në Durrës, me detyrë përfaqësues i firmës që kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve në objektin e ndërtimit në Golem ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punëtori D. H. (i cili ra nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital) nuk ka qenë i siguruar dhe nuk ka pasur kontratë pune me firmën e punimeve që shtetasi M. K. Përfaqësonte,?-raportojnë uniformat blu.
Ndërsa janë shpallur në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës që kryente punimet, respektivisht shtetasit me iniciale I. K. dhe E. S., pasi nuk kishin marrë masa për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/u-rrezua-nga-lartesia-gjate-punes-ne-golem-40-vjecari-i-pasiguruar-dhe-pa-kontrate-pune
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz