Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas batalionit 'b2k', radhën e stërvitjes e ka batalioni i Vaut të Dejës 'b1k'. Ky batalion të do të stërvitet larg vendit të përqendrimit të përhershëm.
Trupat dhe mjetet e b1k u zhvendosën në Vig-Mnelë, ku për një javë u stërvitën duke përmirësuar aftësitë për të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse dhe në terrene të vështira.
Trupat e Vaut të Dejës testuan edhe aftësitë për të luftuar nga afër. Po ashtu në terrenet malore të Vig-Mnelës u stërvitën për kërkime në terrene të thyera.