Rama kritika per hipoteken e Shkodres dhe Vlores

2019-10-22 3

Edi Rama pranon se hipoteka e Shkodrës dhe ajo e Vlorës janë zyrat me korrupsion me të lartë dhe transformimi i këtyre dy degëve, tanimë pjesë e Agjencisë së Kadastrës, si dhe të gjitha zyrave të administratës publike është shumë e vështirë për tu realizuar.
Ky pohim i Kryeministrit erdhi si përgjigje e një sërë ankesash të bëra publike nga një qytetare në takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes.
Rama insiston se ndërveprimi me qytetaret është suksesi i kësaj platforme. Vetëm pas denoncimeve të bëra në këtë portal të ngritur 2 vite më parë janë larguar nga puna afro 800 punonjës dhe drejtues të administratës.
Një rast që i është dhënë zgjidhje dhe që u bë publik këtë të martë ishte dhe ai i bllokimit të një biznesi që kishte nisur të vendoste në hapësirën e përbashkët përpara pallatit një depozitë gazi.