PD: Rama u dha klienteve te tij koncensionet e dy porteve

2019-10-22 2

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka favorizuar klientë të qeverisë duke dhënë në kundërshti me ligjin koncensionin e portit të jahteve në Sarandë dhe atë të Kepit të Rodonit.
?Kepin e Rodonit ia ka dhënë për 35 vjet Roland Ziut, i njohur nga mediat si trafikant ndërkombëtar droge. Prej vitesh ky trafikant është lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës. Para pak kohe, Erion Veliaj i dha atij koncesionin e terminalit jugor të transportit. Në këtë koncesion trafikanti i drogës i shndërruar në biznesmen pranë qeverisë, është bashkë me kompaninë R&T, e Renis Tërshanës. Koncesioni i Portit të Sarandës i është dhënë për 30 vjet dyshes Kastrati-Dulaku. Kastrati është oligarku më i ngushtë i Edi Ramës, që ka marrë koncesion 400 milionë euro të Rrugës së Kombit, furnizon ekskluzivisht prej 6 vjetësh me karburant qeverinë dhe ka përfituar leje ndërtimi në zonat e gjelbra të Tiranës. Porti i Sarandës i ishte dhënë më qira për 20 vjet kompanisë së biznesmenit Artan Dulaku dhe nuk dihet sesi qiraja u kthye në koncesionin Dulaku-Kastrati?, tha Dorjan Teliti, shef i kabinetit, PD.
Sipas opozitës të dy këto koncesione janë korruptive dhe klienteliste pasi janë zhvilluar me tendera false ku ka patur vetëm një ofertë, duke përjashtuar de facto nga gara kompanitë e huaja.

Free Traffic Exchange