Zyra postare në Fushë Bulqizë është grabitur me armë zjarri ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa autori ka marrë 460 mijë lekë. Sipas burimeve të Report Tv grabitja është kryer sapo paratë u sollën nga qendra për në zyrën postare nga blindi.
Në momentin që blindat janë larguar, autori i maskuar dhe armatosur ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër duke kërcënuar punonjësit e zyrës postare dhe më pas ka thyer derën duke u futur brenda duke marrë paratë që gjendeshin në arkë. Policia pas sinjalizimit është vendosur në ndjekje të autorëve.