Call Center dhe fasoneritë/ Tatimet: Mbi 13 mijë punonjës paguhen nën mesatare

2019-10-18 1

Dy janë sektorët që do të jenë në fokus të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për dy muajit e ardhshëm. Masoneria dhe call center, pasi nga analizat e riskut të bëra, rezulton që kanë punonjës të padeklaruara dhe paga nën mesatare. Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj, gjatë prezantimit të rezultateve të operacionit antiinformalitet, u shpreh se janë mbi 13 mijë punonjës që nënpaguhen.

?Vetëm në dy javët e para të këtij muaji janë kryer 1,334 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 239 shkelje të legjislacionit tatimor. 13 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, 33 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 2 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë), 29 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 20 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore ?biznes i vogël? dhe 9 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore biznes i madh. 14 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 16 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.60 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor?.

Free Traffic Exchange