Report TV - Vendimet korruptive/ 3 skenarët për të goditur grupin 'KÇK' në drejtësi

2019-10-18 0

TIRANE- Një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh, të vetëdijshëm për pamundësinë e kalimit të Vetingut, për shkak të pasurive të pajustifikuara me të ardhura të ligjshme dhe komprometimit të figurës, po shfrytëzojnë maksimalisht kohën që u ka mbetur, duke bërë kërdinë në drejtësi, me vendime arbitrare dhe dukshëm korruptive. Duke përfituar edhe nga mungesa e konstituimit të institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ky grup magjistratësh po bën qokat fundit, duke sabotuar aksionet anti-informalitet, goditur investitorë të huaj, favorizuar kompani të ndryshme, duke liruar nga burgu të akuzuar për vrasje etj. Meqenëse gjyqtarët dhe prokurorët e lartpërmendur shërbejnë shkallën e parë dhe të apelit të gjyqësorit, përballja e tyre me Vetingun mund të zgjasë në kohë deri në vitin 2026. Numri i njerëzve të drejtësisë, të cilët duhet t?i nënshtrohen Vetingut për ligjshmëritë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësive profesionale është rreth 800. Gjatë dy viteve të para të veprimit të ligjit të Vetingut, janë verifikuar 200 gjyqtarë dhe prokurorë, që do të thotë 100 subjekte në vit. Nëse Parlamenti nuk ndërhyn, grupi i prokurorëve dhe gjyqtarëve, të quajtur ndryshe 'KÇK', 'kap çfarë të kapësh', do të veprojë deri në vitin 2026. Socialistët në pushtet kanë paralajmëruar se do të depozitojnë një ligji të ri special për prokurorët dhe gjyqtarët që janë ende në sistemin e drejtësisë, por që duke e ditur që do të shkarkohen, në pritje të ditës së gjykimit po bëjnë kërdinë me vendime absurde të diktuara nga krimi dhe korrupsioni. Po cilët mund të jenë skenarët për të goditur grupin 'KÇK'?1. Shtimi i stafit të Vetingut 2. Ndryshimi i ligjit të Vetingut3. Ngritja me shpejtësi e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë