Report TV - Pëllumb Xhufi: Mesjeta e pastudiuar, 2400 dosje për Arbërit në Arkivat e Venecias

2019-10-18 0

TIRANE- Duke kërkuar për vite me radhë në Arkivat e Venecias dokumentet që shkruhen për Arbërit, përgjatë shekujve të 15-të, 16 e 17-të , historiani i njohur Pëllumb Xhufi ka zhbiruar të vërtetën historike, aty ku trazohen dinamikat e politikave otomane me ato të krishtërimit europian.

Pa e reshtur asnjëherë punën e tij studimore, autori i veprës madhore ?Arbërit e Jonit?, ka shkuar këto ditë në Venecia, për të vijuar një tjetër vepër për Arbërit e Veriut. 

Dy vjet më parë, Historiani Pëllumb Xhufi, u vlerësua me çmimin më të lartë ?Çabej? nga Akademia e Shkencave për veprën voluminoze  ?Arbërit e Jonit?, me 1440 faqe,

Në një intervistë ekskluzivisht për Report TV, Pëllumb Xhufi bën thirrje për mungesën e studimit të Historisë së Mesjetës, dhe për degradimin e degës së Albanologjisë. Ai deklaron se në arkivat e Venecias gjendet plot 2400 dosje vetëm për Arbërit, të cilat hedhin dritë jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe në problemet etnike të Çamërisë dhe të Himarës.

Mesjeta shqiptare është konsideruar si një kohë errësire, sepse ne e njohim pak, apo ka një histori ndryshe të saj?

Historiani Pëllumb Xhufi e ka një përgjigje, që i kapërcen muret e ngritura deri më sot të historisë shqiptare: Nuk ka qenë një errësirë mesjeta shqiptare, ajo vetëm duhet dritësuar!