Trump-Erdoganit: Mos bej te fortin! Mos u bej budalla!

2019-10-17 8

Kjo mund të konsiderohet si letra më e pazakontë e dërguar në komunikimet përmes kanaleve diplomatike. I është dërguar presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan nga shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.
Ato që e bëjnë të pazakontë këtë mesazh janë fjalët e përzgjedhura nga Trump për të bindur presidentin turk që të mos e nisë sulmin kundër kurdëve në veri të Sirisë të tilla si ?mos bëj të fortin?, ose ?mos u trego budalla?. Në letër Trump i propozon marrëveshje në të mirë të ekonomisë turke.
"Historia do të të shohë në një mënyrë të favorshme nëse i bën gjërat në një mënyrë humane dhe të drejtë. Ajo do të të shohë gjithmonë si djall nëse gjërat e mira nuk ndodhin. Mos bëj të fortin. Mos u trego budalla".
Media britanike BBC citon burime pranë presidentit turk që janë shprehur Erdogan e kishte hedhur këtë letër në kosh. Ajo mban datën 9 Tetor pikërisht ditën e nisjes së ofensivës turke në veri të Sirisë.
?E pazakontë? kjo letër i është dukur edhe Kremlinit. Dimitri Peskov, zëdhënësi i presidentit Putin shprehet: "Nuk përballesh shpesh me një gjuhë të tillë në korrespondencën mes krerëve të shteteve. Është një letër tepër e pazakontë".
Uashingtoni i ka vendosur sanksione të reja Ankarasë, ndërsa për të bindur palën turke kanë mbërritur në Turqi Zv/presidenti amerikan Pens dhe kryediplomati Pompeo.