TIRANË- Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur në orët e para të mëngjesit të sotëm banesën e dytë në Shkozë, ndërkohë që vijon aksioni për shembjen e një banese tjetër.
Banorët kanë krijuar tensione duke kundërshtuar aksionin pasi ata kërkojnë dëmshpërblim, ndërsa e gjithë zona është rrethuar nga policia dhe FNSH, për të garantuar mbarëvajtjen e aksionit.Banesat preken nga devijimi i Lanës në kuadër të projektit të Unazës së Re. Një ditë më parë u shemb edhe një banesë tjetër, pavarësisht kundërshtimit të banorëve.