#rtvora #oranews
Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka denoncuar sot një përplasje me arme të ndodhur në lagjen nr 4, të qytetit, ku, sipas tij, nga përplasja me armë e bandave të Rilindjes është goditur me armë Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Ani Dyrmishi.
Xhaferri akuzoi edhe drejtorin e policisë së qarkut Durrës, duke theksuar se ?Drejtori i policisë i qarkut Durrës, rilindësi Lorenc Shehu, i ardhur jo për të vendosur rendin në qytet, por për të negociuar sherret e bandave te PS, e ka fshehur ngjarjen?.
Ferdinand Xhaferri, Kryetar i PD Durrës: Në qendër të Durrësit në lagjen 4, si pasojë e përplasjes së bandave të rilindjes me pushtet dhe pa pushtet, goditet me armë drejtori i përgjithshëm i hekurudhave dhe kryetari i këshillit bashkiak, Andi Dyrmishi. Drejtori i policisë qarkut Durrës, Lorenc Shehu ka ardhur në qytet jo për të vendosur rendin, por për të negociuar sherret e bandave të PS. Për këtë arsye e ka fshehur ngjarjen. Tre dite më parë, qytetarët e Durrësit panë mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Një këshill që politikisht është një ngjyrësh, por që është ndarë keqas midis klaneve të rilindjes, në luftën për abuzime dhe gllabërime.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/xhaferri-denoncon-perplasjen-e-bandave-ne-durres-u-godit-me-arme-drejtori-i-hekurudhes
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz