Projekti i Unazës së Re/ Shembet një shtëpi në Shkozë, dy të tjerat nesër! Tension me policinë

2019-10-16 5

TIRANE-Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot njërën nga tre banesat e planifikuara për t'u prishur në zonën e Shkozës, pasi preken nga devijimi i Lanës në kuadër të projektit të Unazës së Re. Banorët fillimisht kanë kundërshtuar vendimin duke deklaruar se nuk do të lirojnë banesat duke kërkuar dëmshpërblim të plotë pasi janë në proces legalizimi, ndërsa forca të shumta policie ishin në vendin e ngjarjes për të shmangur tensionet.

"Duam dëmshpërblim ose një banesë për të jetuar, se do të ngelemi në mes të katër rrugëve" thanë disa prej banorëve. Disa nga banorët hipën mbi tarracat e banesave, ndërsa për kundërshtimin me forcë të policisë janë shoqëruar dy prej tyre; Saimir Kalia dhe Petrit Duku.

Free Traffic Exchange