#rtvora #oranews
Socialistët nuk tërhiqen nga vendimi i tyre për të çuar deri në fund shkarkimin e Presidentit të Republikës. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se komisioni i posaçëm do të vijojë punën, pavarësisht opinionit të Komisionit të Venecias, i cili tha se shkarkimi i Metës mund të mos jetë i justifikuar.
Mazhoranca nuk heq dorë nga dorë nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta edhe pse Komisioni i Venecias në opinionin përfundimtar të saj nënvizoi se nisja e procedurave për shkarkimin e Kreut të Shtetit mund të mos jetë e justifikuar.
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se ky komision do të vijojë punën brenda afateve të përcaktuara nga kuvendi dhe mbledhja e radhës do të zhvillohet javën e ardhshme.
Taulant Balla: "Çdo shkelje me paramendim e Kushtetutës është natyrshëm shkelje e rëndë pavarësisht personit që e kryen qoftë dhe presidenti i Republikës. Pas marrjes së opinionit përfundimtar komisioni hetimor duhet të vijojë punën e nisur dhe të caktuar nga kuvendi"
Megjithatë do të jetë Gjykata Kushtetuese e cila do të vendosë vulën.
"Kuvendi është një prej hallkave të procesit, Gjykata Kushtetuese është ajo që thotë vendimin përfundimtar. Opinioni ka konkluduar se kemi të bëjmë me një shkelje të kushtetutës dhe kuvendi jemi në fazën të vlerësojmë nëse shkelja është e rëndë, dhe çertifikimin e thotë vetëm Gjykata Kushtetuese
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/maxhoranca-nuk-heq-dore-nga-shkarkimi-i-metes
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz