UNICEF vlerëson Tiranën: Qytet miqësor me fëmijët - News, Lajme - Vizion Plus

2019-10-16 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tirana është përzgjedhur nga UNICEF si qyteti më miqësor me fëmijët. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e mori këtë vlerësim në Samitin e Parë ndërkombëtar që u zhvillua në Këln të Gjermanisë,ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISE TIRANE?Jemi fokusuar shumë te fëmijët, e filluam me këndet e lodrave, me kopshtet, me çerdhet, tani po vazhdojmë me 17 shkollat e reja, me fëmijët që mbjellin pemë, që mësojnë biçikletën. Një qytet që nuk investon te ata, është një qytet pa të ardhme. Por, unë besoj se e ardhmja europiane e Tiranës, është investimi që po bëjmë te fëmijët sot?.Kryebashkiaku Veliaj tha se ky vlerësim është motivim i madh për të punuar intesivisht për më shumë çerdhe e kopshte, duke shtuar bashkëpunimin me privatët.ERION VELIAJMezi pres që pas këtij vlerësimi që morëm nga UNICEF-i si qyteti model, që me kushte modeste transformon realitetin për fëmijët, të vazhdojmë çdo muaj me nga një kënd lodrash, me 17 shkollat e reja, me dietat e reja në kopshte dhe çerdhe. Të fusim dhe privatët, sidomos kompanitë që të krijojnë një çerdhe ose kopsht në ambientet e tyre, sepse besoj që Tirana e të ardhmes është Tirana e fëmijëve.Veliaj nënvizoi në fund se një qytet që punon për fëmijët, është një qytet si siguron të ardhmen e tij.

Free Traffic Exchange