Edukata seksuale në shkolla/ Ekspertët e huaj: Të trajnohen mësuesit - Lajme - Vizion Plus

2019-10-16 6

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqipëria ka ende mangësi në ndryshimin e mentalitetit mbi cështjet e edukimit seksual.Ky është konkluzioni I ekspertëve të huaj, të cilët shprehen se ndërgjegjësimi është në progress por thelbësor mbetet trajnimi I vazhdueshëm I mësuesve të shkollave.Një studim I kombeve të bashkuara vëren probleme të ngjashme si në Shqipëri, ashtu dhe në vende të tjera ish komuniste.EVERT KETTINGEKSPERT NDERKOMBETAR I SHENDETIT SEKSUALSituata ka ndyshuar shume 20 vitet e fundit. Ajo që shohim tani është së metodat kanë ndryshuar, po punohet,por nuk është më e mira. Ka dhe disa vende që nuk kanë asnjë kurrikul mësiomore mbi edukatën seksuale si Rusia apo Serbia. Në studimin për shqipërinë u përfshiva shumë. Eshtë një nga vendet postkomuniste ku edukimi seksual po përmirësohet. Le të themi se është më mirë se të gjitha vendet e Ballkanit përsa i përket kësaj cështjeje. Celsi I gjithë kësaj janë kurrikulat mësimore dhe trajnimi I mësuesve , që edhe pse një process i vështirë , do të ketë padyshim efekte ne brezat e ardhshëm. Duhet shumë punë. Ky proces do kohë.Cështjet si aborti,edukata sekuale apo rrugët e transmetimit të HIV AIDS mësohen më shumë nëpërmjet miqve apo informacioneve të marra nga burime të tjera alternative, ndërkohë që nxënësit shprehen se shkolla është hallka e parë ku duhet të nisë gjithcka.Sipas studimit, Estonia është vendi I pare në Europë që në vitin 1996 vendosi me ligj në kurrikulat shkollore lëndën e edukatës seksuale, ndërsa Rusia edhe pse një vend më I zhvilluar , mbetet shumë pas në renditjen e shtetve të ndërgjegjësuara për sa I përket kësaj cështjeje.

Free Traffic Exchange