Vrau 2 prostituta ne Itali, kapet ne Vlore i denuari perjete

2019-10-16 14

Autoritetet policore arrestuan këtë të mërkurë në Selenicë të Vlorës Tesi Bashon, i dënuar nga Gjykata e Torinos për vrasje të dyfishtë. 38-vjeçari u arratis nga burgu italian në vitin 2016.
Në një dalje për mediat, Zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit tha se në momentin e ndërhyrjes së oficerëve, Basho ka tentuar të largohet, megjithatë ai është neutralizuar me sukses.
Basho është dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy prostitutave, shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të armëve luftarake.
"Këtë shtetas, Gjykata e Torinos /Itali në vitin 2016 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale "Vrasja", "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit". Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për prostitucion. Shtetasi Tesi Basho në 2016 është arratisur nga burgu i Rebibbos në Itali. Gjithashtu u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Vlorë, i vitit 2019, e cila ka vendosur masën e sigurisë ?Arrest në burg? për shtetasin Tesi (Tesilvan) Basho, për veprat penale ?Armëmbajtja pa leje?, ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Kultivimi i bimëve narkotike?", tha policia.
Gjatë operacionit, autoritetet policore arrestuan edhe vëllain e Bashos, Satilno Basho. 33-vjeçari akuzohet për shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie dhe për të kishte një urdhër ndalimi nga Prokuroria për Krimet e Rënda.
"Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas. Gjithashtu, këta shtetas dyshohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike", sqaroi më tej Policia e Shtetit.
Gjatë operacionit për kapjen e vëllezërve, u sekuestrua një arsenal armësh, municione, tritol e lëndë narkotike.
"Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri Kallashnikov me 6 krehëra me fishekë, 1 armë zjarri pistoletë me dy krehëra, kallëp me lëndë eksplozive, jelek antiplumb, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 5 radio marrëse - dhënëse si të Policisë, 900 euro, si dhe dokumente të ndryshme."

Free Traffic Exchange