Në ditën botërore të ushqimit u prezantuan të dhëna shqetësuese lidhur me keqpërdorimin e ushqimit në kohën kur miliona njerëz vuajnë nga uria. Sa i përket Maqedonisë të dhënat flasin për 460 mijë njerëz që nuk sigurojnë tre vakte ushqim në ditë ndërkohë që rreth 100 mijë ton ushqime brenda një viti hidhen në plehra.