Tabaku: Rama ka fshehur 610 milionë euro borxhe, shqiptarët do paguajnë 200 euro më shumë

2019-10-16 0

Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama, duke thënë se ka fshehur të dhënat për borxhin publik.

Tabaku është shprehur se raporti i Kontrolli të Lartë të Shtetit tregon se qeveria ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 610 milionë Euro borxh.Sipas ish-deputetes, çdo shqiptar do t?i duhet të paguajë 200 euro shtesë vetëm prej borxhit të fshehur të Edi Ramës.