Report TV - Incidenti në grupin parlamentar, Hajdari: Basha kërkon të sabotojnë Reformën Zgjedhore

2019-10-16 2

TIRANË- Një plan i mirëmenduar nga kryedemokrati Lulzim Basha me qëllim spostimin e saj si figurë politike dhe sabotimin e Reformës Zgjedhore! Kështu është shprehur deputetja Rudina Hajdari, dy ditë pas shkarkimit të saj nga grupi parlamentar demokrat dhe emërimin dhe zëvendësimin nga Korab Lita, teksa zbuluar edhe prapaskenat e mbledhje ku u "gatua" shkarkimi.

Ajo ka konfirmuar se i është kërkuar nga deputetët e grupit që drejton, specifikisht Alban Zeneli, Korab Lita dhe Arben Elezi që të japë dorëheqjen, por tha se për shkak të detyrave të saj si kryetare e komisionit të Integrimit, por edhe të Reformës Zgjedhore, kërkoi një javë kohë që ta mendonte si propozim, duke qenë se kjo javë është vendimtare për vendin, në pritje të një përgjigje vendimtare nga BE-ja. Megjithatë, me një skenar të mirëpërgatitur të "urdhëruar" nga jashtë, siç ajo shprehet, këta tre deputet e bënë fakt të kryer dhe nisën procedurat për shkarkimin e saj."Tepër e rëndësishme. Në sot duhet të merreshim me hapjen e negociata, nga tre persona qe ka për qëllim që të sabotojë Reformën Zgjedhore dhe këtu dalim tek Lulzim Basha. Tentativë që të spostohet roli im. Ne na intereson që të hapen negociata, nëse jo e dini shumë mirë se kush është fajtor. Rama dhe Basha. Këta persona që kërkojnë spostimin tim, nuk kanë dhënë asnjë kontribut në parlament. Kjo ishte një tentativë e imponuar dhe e programuar shumë mirë nga këta tre persona, Lita, Zeneli dhe Elezi. Këta tre persona nuk ka për ta shkatërruar opozitën, pavarësisht se po ndodh nga jashtë. E kundërta, do të forcohemi akoma më shumë, kemi një qëllim të vetëm për ndryshimin e sistemit. Ju e dini kush janë, Basha dhe Rama. Mbledhje e paparashikuar. U mblodhëm për të ndarë grupin e punë për Reformën Zgjedhore. Unë u thashë më lini një javë kohë, ky e bëri fakt të kryer që unë dhashë dorëheqjen. Ishte ky plan i Litës që ta bënte fakt të kryer. Grupi ekziston, sepse këto ankesa shkojnë tek Kryetari i Kuvendit, i kam dorëzuar një shkesë që rendit të gjithë ato problematike të asaj shkrese. Është marrë në mënyrë të padrejtë, u është thënë se kam dhënë dorëheqjen. Në mbledhje më kanë bërë këtë propozim, le ta mendojmë, të kthjellohemi, më jepni kohë ta mendojë se çfarë po ndodh. Nëse marr përsipër të jem kryetare e këtij grupi, e marr përsipër për ta bërë më shumë privilegj dhe krenari. Nuk u thashë unë që të jem kryetare e grupit, ishte një kërkesë e atyre që unë të drejtoja grupin. Nuk i kam borxh kryetarit se më ka vënë në list, jo", u shpreh Hajdari.